eksperti-banner

Prej Kalye Jenner deri te Jessica Rabbit janë shumë të famshëm dhe personazhe të filmave të animuar, që kanë zënë vend të kreacionet e Laura Jenkinson.

Kjo artiste e talentuar e grimit, që punon në Londër, ka zgjedhur pjesën e mjekrës për të vendosur punimet e saj unike.


Ekspertja e bukurisë, publikon vizatimet e saj të mahnitshme në Instagram, ku ka bërë famë të madhe, me afro 700 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Të gjitha punimet që i bën Laura qoftë vetëm në mjekër, apo edhe në pjesën e buzëve, marrin më shumë se 10 mijë pëlqime.

Reperi Jay Z, Djalli i Tazmanisë, Lisa Simpson dhe emoji që bën me dorë, janë në mesin e vizatimeve që ajo i bën duke përdorur produkte kozmetike. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

9

10

12

13