LAJMI I FUNDIT:

Arthur Melo shumë i lumtur pasi prezantohet nga Liverpooli

Arthur Melo shumë i lumtur pasi prezantohet nga Liverpooli

Arthur Melo është futbollisti më i ri i gjigantit anglez Liverpool.

Kur dukej se mesfushori brazilian do të qëndronte te Juventusi, një telefonatë nga Jurgen Klopp ka bërë që ai të ndërroj mendje dhe të niset drejt Anglisë.


Liverpooli dhe Juventus kanë arritur marrëveshje që Arthur të luaj në Anfield si i huazuar për një edicion, por The Reds nuk e kanë opsionin e blerjes përfundimtare.

Arthur u prezantua nga Liverpooli në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Mesfushori brazilian është shumë shprehur shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi kaq të madh si Liverpooli.

“Jam vërtet, shumë i lumtur që jam këtu duke veshur këtë fanellë të mrekullueshme me këtë simbol të famshëm që përfaqëson kaq shumë në futbollin botëror, është një ëndërr”.

Telefonata e Jurgen Klopp që e bindi Arthurin të kalojë te Liverpooli zgjati 60 minuta
Lexo po ashtu Telefonata e Jurgen Klopp që e bindi Arthurin të kalojë te Liverpooli zgjati 60 minuta

“Ne folëm shumë dhe idetë dhe vizionet tona ishin të përshtatshme, kështu që jam i sigurt se ishte zgjedhja e duhur”.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që të vazhdoj të jetoj ëndrrën time në fushë dhe të jap gjithçka në fanellën e Liverpoolit”, u shpreh mesfushori brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori