Arsenali pritet të marrë një shtysë të madhe në aspektin e dëmtimeve, pasi Bukayo Saka dhe Riccardo Calafiori janë gati të rikthehen në skuadër për përballjen e së shtunës në “Emirates” ndaj Neëcastle.

Ylli i “Topçinjve” ka munguar për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit, duke humbur katër ndeshje që nga finalja e Carabao Cup.


“Bukayo me shumë gjasë do të jetë pjesë e skuadrës”, konfirmoi Mikel Arteta në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Arteta shtoi gjithashtu se Calafiori dhe Jurrien Timber janë rikthyer në stërvitje, megjithëse Timber mund të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u kthyer plotësisht në dispozicion.

Ky rikthim vjen në një moment vendimtar, pasi Arsenali humbi vendin e parë ndaj Manchester Cityt për shkak të golaverazhit, pas disfatës 2-1 në “Etihad” javën e kaluar.

Me gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit që po afrohet, Arteta do të jetë i vendosur t’i riintegrojë sa më shpejt yjet e tij, në prag të sprintit final për titull./Telegrafi/

telegrafi sport app