LAJMI I FUNDIT:

Arteta zbulon arsyet e transferimit të Trossard dhe Kiwior

Arteta zbulon arsyet e transferimit të Trossard dhe Kiwior

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për nënshkrimet e afatit kalimtar të janarit, Leandro Trossard dhe Jakub Kiwior.

Trossard erdhi para disa ditësh në Emirates dhe debutoi duke ndihmuar Topçinjtë të mposhtin Manchester United në Ligën Premier të dielën.


Belgu është nënshkruar si një opsion i thellësisë së skuadrës nga Arteta këtë dimër, ndërsa për transferimin e tij ka folur vet trajneri spanjoll.

Zyrtare: Leandro Trossard transferohet te Arsenali
Lexo po ashtu Zyrtare: Leandro Trossard transferohet te Arsenali

“Kjo është ajo që më pëlqen tek ai. Unë shoh një lojtar që është i gatshëm t’i bëjë gjërat të ndodhin dhe që është me të vërtetë i kompozuar, veçanërisht në fazën e tretë të fushës”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Është diçka që na duhej në skuadër dhe menjëherë ai pati një ndikim të bukur në skuadër për të na ndihmuar për ta fituar atë”.

Më pas ai foli fjale edhe për nënshkrimin tjetër të ri Jakub Kiwior.

Arsenali zyrtarizon Jakub Kiwiorin nga Spezia
Lexo po ashtu Arsenali zyrtarizon Jakub Kiwiorin nga Spezia

“Ai na jep më shumë mbulesë. Kemi qenë me tre qendërmbrojtës, që është shumë pak. Kemi qenë shumë me fat me lëndime dhe na duhej të rekrutonim”.

“Ne e kemi bërë. Jakub mund të luajë në role të ndryshme dhe është një lojtar i gjithanshëm dhe do të forcojë skuadrën. Nëse ka ndonjë gjë tjetër në dispozicion që mund të na bëjë më mirë, ne do ta shikojmë atë”, përfundoi Arteta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori