LAJMI I FUNDIT:

Arteta do të aktivizoj Zinchenkon në një pozicion të ri në fushë

Arteta do të aktivizoj Zinchenkon në një pozicion të ri në fushë

Mikel Arteta ka paralajmëruar se ai mund t’i jap një rol të ri në fushë Oleksandr Zinchenkos për shkak të mungesës së mesfushorëve.

Arsenali janë duke vuajtur mungesën e disa mesfushorëve kyç momentalisht për shkak të lëndimeve. Fabio Vieira është bërë lojtari i fundit i cili i është nënshtruar një operimi pas një lëndimi që kishte pësuar.


Ai i është bashkuar Emil Smith Rowe dhe Thomas Parteyt në listën e lojtarëve të lënduar tek “Topçinjtë”.

Këto mungesa do të thotë se Arteta nuk mund të bëjë shumë ndryshime nga ana taktike, me Zinchenkon si të vetmin lojtar që mund të luajë në një pozicion më të avancuar.

Zinchenko është një lojtar që mund të mbulojë disa pozita dhe mund të adaptohet në një rol si mesfushor tek Arsenali. Kjo nuk do të ishte diçka e re për 26-vjeçarin pasi ai ka luajtur si mesfushor me kombëtaren e Ukrainës.

Arteta e kishte vendosur Zinchenkon në mesfushë ndaj Burnleyt pas përjashtimit të Fabio Vieiras dhe mund ta bëjë përsëri këtë për shkak të mungesës së opsioneve.

“Ai luan në atë rol pasi avancon nga pozita e tij në fazën e sulmit”, i ka thënë Arteta gazetarëve.

Arsenali dhe Chelsea përplasen për një mbrojtës, por klauzola e tij është 80 milionë euro
Lexo po ashtu Arsenali dhe Chelsea përplasen për një mbrojtës, por klauzola e tij është 80 milionë euro

Arsenali mund të sigurojë kualifikimin në të 16-tat e Ligës së Kampionëve ndaj Lensit.

“Topçinjve” i duhet të paktën një pikë në “Emirates” për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit, por nuk duhet lënë anash fakti që ata kanë pësuar humbje nga ekipi francez në xhiron e parë.

Zinchenko pritet ta nis nga minuta e parë ndeshjen ndaj Lensit, por tifozët duhet të presin ende për të parë se çfarë formacioni do të vendosë Arteta për këtë takim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori