LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj zbulon se çfarë i tha në vesh Butrint Imerit në skenën e shumëpërfolur të klipit “Phantom”

Arta Nitaj zbulon se çfarë i tha në vesh Butrint Imerit në skenën e shumëpërfolur të klipit “Phantom”
Arta Nitaj në klipin "Phantom" të Butrint Imerit (Foto: AVD Digital/YouTube)

Arta Nitaj u komentua shumë në media dhe rrjetet sociale kur u bë pjesë e një prej klipeve të këngëtarit Butrint Imeri.

Ajo u paraqit në klipin “Phantom”, i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, ku pati një paraqitje mjaft provokuese.


Në një prej skenave më të diskutuara të klipit, Nitaj shfaqet duke i thënë diçka në vesh Butrintit, e që ka ngjallur shumë kuriozitet te fansat se çfarë i ka thënë në ato momente.

Arta Nitaj në klipin “Phantom” të Butrint Imerit (Foto: AVD Digital/YouTube)

E për të shuar këtë dilemë, e cila për një kohë të gjatë u kthye edhe në imazh satirik të faqeve të ndryshme në rrjetet sociale, Arta potencoi gjatë një interviste në emisionin “Rudina”, se i ka thënë diçka mjaft qesharake.

Arta Nitaj flet për largimin e saj nga politika: Ishte më e vështirë se showbizi
Lexo po ashtu Arta Nitaj flet për largimin e saj nga politika: Ishte më e vështirë se showbizi

“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thash diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh)”, ka treguar Nitaj.

E ngacmuar nga moderatorja e emisionit se nëse kjo ishte vërtet ajo çfarë i tha, Arta u shpreh duke theksuar: “S’kemi viza Rudina, çfarë të bëjmë”.

Tutje, bukuroshja me prejardhje nga Peja bëri të ditur se ka disa vite që merr pjesë në klipe të këngëtarëve të estradës, ndërsa duke e pasur Butrintin shok të mirë, nuk ka mundur ta refuzojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori