LAJMI I FUNDIT:

Arta Bajrami sqaron deklaratën për Rita Orën: Duhet t’ua shpjegoj sarkazmën? Po të doja t’iu jepja shkollë njerëzve do isha bërë mësuese e jo këngëtare

Arta Bajrami sqaron deklaratën për Rita Orën: Duhet t’ua shpjegoj sarkazmën? Po të doja t’iu jepja shkollë njerëzve do isha bërë mësuese e jo këngëtare
Foto: Arta Bajrami/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ditë më parë bëri një deklaratë në rrjetet sociale, për të cilën u keqkuptua.

Bazuar në një nga lajmet e Telegrafit, ajo iu gëzua suksesit më të fundit të Rita Orës, e cila u rendit para pak ditësh e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pesta në botë me këngën e saj më të re “Big”.


Ajo përdori ironinë duke theksuar se si ka mundësi që ajo nuk pati as një milion klikime në kanalin YouTube, e ndërsa pati atë renditje në top listat britanike dhe amerikane.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Arta iu shpreh këngëtares shqiptare me fjalët “e paske marrë veten në qafë”, duke i sugjeruar të vinte në Kosovë për të arritur miliona klikime në YouTube , ashtu siç bëjnë shumë këngëtarë të estradës – e që shpesh janë ngritur pikëpyetje se si ka mundësi që klikimet e këngëtarëve shqiptarë janë kaq të mëdha.

Kaq mjaftoi që këngëtarja Bajrami të keqkuptohet në opinion, pasi disa nga mediat kanë keqinterpretuar deklaratën e saj.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Mirëpo mbrëmjen e së enjtes, ajo bëri një sqarim të gjatë në rrjetin social Instagram, Arta shpjegon se deklaratën e saj nuk e pati kritikë për artisten fenomenale shqiptare, por ngreu pikëpyetje se si ka mundësi që statistikat e estradës, nuk përkojnë asesi me ato të Hollywoodit dhe jua tejkalojnë atyre.

Ky është sqarimi i plotë i saj:

“Një sqarim lidhur me një postim timin në instagram para disa ditësh.

Më rastisi të shikoj këngën e re të Rita Orës dhe ajo që më ra në sy ishte se për 24 orë kishte marrë rreth 300 000 klikime në YouTube. Pastaj lexova se po e njejta këngë kishte përfunduar në vendin e parë në toplistat në UK si dhe EP-Bang (mini albumi ku ndodhet kjo këngë) poashtu ishte renditur në vend të parë në UK si dhe në vendin e pestë në nivel global.
Dhe pyetja që i bëra vetës ishte: si është e mundur një gjë e tillë kur disa artistë shqiptarë mbledhin me lehtësi 1 milion klikime për 24 orë? Dhe pastaj me sarkazëm thash: “Rita e ka marrë vetën në qafë që është e njohur globalisht sepse sikur të ishte e njohur vetëm në Kosovë dhe Shqipëri do kalonte pa problem 1 milionshin për 24 orë”.

Kjo mjaftoj që të më vërsulen me sharje, me fyerje, me nënqmime etj etj. Portalet zgjodhën të përdorin tituj bombastik, duke nxjerr nga konteksti krejt postimin tim dhe Arta brenda natës, në sytë e masës, u bë “kritikuesja e Ritës”.

Çfarë të bëj unë tani? Tu spjegoj njrëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja tu jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.

P.S. Rita për mua, si për shumicën e muzikëdashësve në botë, është një yll që ndriçon fort gjith globin tonë, duke na bërë sidomos neve shqiptarëve një nderë te madh në botë”, ka shkruar Arta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori