Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Arta Bajrami publikoi të premten për fansat këngën e saj më të re.

“Sonte po boj qef” titullohet projekti më i ri muzikor i këngëtares, që është një këngë ritmike e zhanrit folk.

Për muzikën është kujdesur vëllai i Artës, producenti Don Arbas, gjersa për vargjet tekstshkruesi i njohur Avni Qahili.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer nga produksioni Imagine Films.

Arta edhe këtë herë erdhi e veçantë në paraqitje, teksa dukjen për këtë klip ia ka besuar “Kati Fashion Studio”.

Për flokët e saj u kujdes Festim Jashari, gjersa për grimin Endrita Cakolli.

Arta Bajrami ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/