LAJMI I FUNDIT:

Arsyet për optimizëm te Milani

Arsyet për optimizëm te Milani

Pas largimit të Yonghong Li, Elliott ka filluar të marrë masa të nevojshme për të bërë ndryshimet te stafi teknik i Milanit, për të bërë lëvizje në tregun e transferimeve dhe për të nxitur një shpresë të re.

Për pak javë, Milani ka kaluar nga pronësia kineze Li Younghong me obligime prej 32 milionë euro e suspendim nga garat evropiane në një gjë që duket se do t’i ringjallë Rossonerët nën drejtimin e Elliot Management.

Që prej se ky grup mori nën kontroll klubin, duket se pa marrë parsysh nëse ata kanë plane afatgjate apo afatshkurtëra me Rossonerët, ekziston legjitimitet dhe transparencë mbi emrine tyre, e po ashtu edhe stabilitet financiar.

Leonardo u emërua drejtor sportiv, (Foto: Getty Images)

Elliott e di pozitën që Milani ka në futboll dhe u siguruan qysh në komunikatën për shtyp fundjavën e kaluar pasi CAS vendosi të lejojë Milanin të marrë pjesë në garat evropiane – se ata kanë stabilitetin dhe strategjinë për të rikthyer prominencën e shtatë herë fituesve të Ligës së Kamponëve.

Pas konfirmimit të një bordi të ri që drejtohet nga kryetarij Paolo Scaroni, dhe largimit të Marco Fassones nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, është natyrisht synimi i Elliott që të rikuperojë humbjet dhe të riparojë dëmin që është bërë në klub. Këtu përfshihet emërimi i ish lojtarit të Milanit, Leonardos si drejtor sportiv, e po ashtu po spekulohet shumë për drejtorin e Arsenalit, Ivan Gazidis, si një emër që mund të marrë pozitën e njëjtë te Milani. Krejt kjo ka rikthyer optizmimin në mesin e tifozëve se klubi do të drejtohet si duhet.

Gennaro Gattuso ka marrë lajme të mira nga drejtuesit e rinj të klubit, Foto: Getty Images

Nëse nuk do të mjaftonin s’pastrimet që kanë ndodhur para shtëpisë dhe në “kulm” të saj që tifozët e Milanit të shpresonin për kohë të mirë, aktiviteti në tregun e transferimeve duket shumë premtues karhasuar me atë që kemi pritur javë më parë – gjithnjë nëse spekulimet në mediat italiane janë të sakta.

Leonardo thuhet se po punon prapa skenave për transferimin e lojtarëve të mëdhenj si sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain. Besohet se Marotta dhe Leonardo tashmë kanë mbajtur takime për të. Edhe Badelj është në listë.

Leonardos do t’i jepet liri që të operojë në tregun e transferimeve për pjesën e mbetur të afatit kalimtar, duke blerë dhe duke shitur në mënyrë që të qëndrojë brenda parametrave të operimit dhe buxhetit sipas Fair Playt Financiar (FFP) dhe pritjet janë që javët në vijim do të jenë vendimtare, si në fushë, si jashtë saj.

Gonzalo Higuain po spekulohet se mund të jetë dhurata e madhe e pronarëve të rinj, Foto: Getty Images.

Përgjatë javëve të fundit disponimi ka ndryshuar në mesin e tifozëve të Milanit.

Konfuzion, pasiguri dhe një ndjenjë e ambivalencës në një bazë të fansave plot pasion po ka shpresë se do të zhduken nga Paul Singer dhe Elliott që kanë injektuar optimizëm që ndoshta do ta kthejnë këtë anije të madhe italiane në drejtimin e duhur pas disa turbulencave që ka pasur.

Me kohë të madhe që ka mbetur gjatë kësaj vere për të rrumbullaosur stafin teknik dhe për të kompletuar përbërjen e ekpit me disa transferime të mëdha në mënyrë që Gennaro Gattuso të jetë konkurrues, Milani duket mirë i poizionuar, dhe më në fund, në një situatë shumë më të mirë se sa që shumë kanë mundur të presin në këtë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori