LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e veçantë pse Anjeza Shahini ka tash e sa vite që e veshë xhaketën e njëjtë

Arsyeja e veçantë pse Anjeza Shahini ka tash e sa vite që e veshë xhaketën e njëjtë
Foto: Anjeza Shahini/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, e cila prej vitesh është e martuar jeton dhe në Mbretërinë e Bashkuar, së fundmi zgjoi shumë pluhur mediatik.

Një postim i bërë në rrjetet sociale ku tregonte se ajo tashmë ishte një artiste e përmbushur dhe nuk do të merrte pjesë në festivale, ka bërë që shumë nga fansat të mendojnë se ajo po e mendon tërheqjen komplete nga muzika.


Megjithatë, në një shpjegim të bërë më vonë, Shahini tregoi se do të vazhdojë të këndojë, por jo më nëpër festivale, pasi kjo periudhë për të ka mbaruar.

Tutje, Anjeza vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja është shfaqur mjaft elegante dhe me stil në një xhaketë ngjyrë kafe.

Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika
Lexo po ashtu Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika

Në mbishkrimin e fotogrfisë, ajo shpjegon në dy gjuhë (shqip dhe anglisht), se pse ka tash e kaq vite që bartë të njëjtën xhaketë – gjë e cila mesa duket ka të bëjë me dëshirën për të mbrojtur natyrën, duke u bërë më efiçente dhe jo shpenzuese e panevojshme.

“Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. Kështu bëj me disa nga veshjet e mia. E dua modën dhe kënaqem kur blej veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetojmë. Kështu që kur blej dicka të re, thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sadopak ambientin. Unë besoj në të qenurit modern dhe më I përgjegjshëm. Ah, sa për gotën plastike në dorë, është 100% e riciklueshme por prap nuk është ideale”, ka shkruar Anjeza Shahini.

Në një kohë, ku thirrja më e madh masive botërore po bëhet për ruajtjen e ambientit dhe rritjen e efiçencës, duket se këngëtarja e njohur shqiptare e ka gjetur më së miri vetën duke mbështetur po të njëjtën kauzë kolektive. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. Kështu bëj me disa nga veshjet e mia. E dua modën dhe kënaqem kur blej veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetojmë. Kështu që kur blej dicka të re, thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sadopak ambientin. Unë besoj në të qenurit modern dhe më I përgjegjshëm. Ah, sa për gotën plastike në dorë, është 100% e riciklueshme por prap nuk është ideale.  #modëericiklueshme #modëdhepërgjegjshmëri #duajiveshjetetuapërkohëtëgjatë #ristiloveshjetetua  ______________ This brown leather jacket, I have it since I can't remember when. I wear it a lot, you propably can see it in many of my pictures. And so I do with lots of my other clothes. I love buying new outfits, and love fashion, but I also love the world we're living in. So if i buy something new, i just think twice. That's all it takes to do our bit to save the environment. I believe in being trendy and responsible. PS: The cup is a 100% recyclable but yet not ideal.  #fashorecyclable #trendyandresponsible  #loveyourclotheslongterm #restyleyourclothes

A post shared by 𝒜𝓃𝒿𝑒𝓏𝒶 𝒮𝒽𝒶𝒽𝒾𝓃𝒾 𝒞𝑜𝓃𝓃𝑜𝓁𝓁𝓎 (@anjezashahiniofficial) on Oct 6, 2019 at 5:40am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori