LAJMI I FUNDIT:

Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika

Anjeza Shahini sqaron të vërtetën rreth lajmit se hoqi dorë nga muzika
Anjeza Shahini (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anjeza Shahini, dje bëri një postim rreth festivaleve në Instagram dhe përmes tij mediat rozë raportuan se ajo hoqi dorë nga muzika.

Postimi në fjalë më saktësisht ka të bëjë me një këngë të saj të publikuar në Instagram, me të cilën tha se i përmbylli të gjitha festivalet.


“Më vjen mirë që konkurrimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”, duke iu referuar pjesëmarrjes së fundit në spektaklin “Kënga Magjike” në vitin 2014 me këngën “Energji”.

Megjithatë, pas këtij postimi, ajo së fundmi ka bërë një sqarim për të gjithë fansat e saj, duke treguar të vërtetën. Ajo sqaron se fjalët e saj janë keqkuptuar në postimin paraprak dhe se nuk e kishte mendjen të hiqte dorë nga muzika.

“Hej të dashur, si shpesh herë postoj diçka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi siç e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me FESTIVALET”. Nuk mendova që ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik”.

“Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para”, ka shkruar mes të tjerash 32-vjeçarja në postimin e saj.

View this post on Instagram

Hej të dashtun, si shpesh herë pasi postoj dicka,më duhet ta pasoj me një postim sqarimi, pasi sic e dini nuk më pëlqejnë keq-interpretimet e atyre që shkruaj. Në postimin tim të mëparshëm shkrova që "E kam mbyllur me FESTIVALET". Nuk mendova që ishte një surprizë pasi mëduket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht që DO VAZHDOJ TE KENDOJ. Dashtë Zoti na e bën mbarë🙏. Ju kujtoj, se shumë vende të botës nuk kanë fare festivale, por kanë shumë këngëtarë që bëjnë këngë, albume, koncerte e tura madje dhe shumë para 😆 Ju puc 😘

A post shared by 𝒜𝓃𝒿𝑒𝓏𝒶 𝒮𝒽𝒶𝒽𝒾𝓃𝒾 𝒞𝑜𝓃𝓃𝑜𝓁𝓁𝓎 (@anjezashahiniofficial) on Oct 8, 2019 at 2:58am PDT

Të gjitha lajmet nga Anjeza Shahini
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anjeza Shahini

Theksojmë që Anjeza prej vitesh jeton dhe vepron në Angli bashkë me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez, Paul Connolly. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e

Dy artistë të papërcaktuar në gjini, kanë arritur që të kalojnë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori