LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ‘shkatërron’ Southamptonin, kalon tutje në Kupën FA (Video)

Arsenali ‘shkatërron’ Southamptonin, kalon tutje në Kupën FA (Video)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Southamptoni, me dy gola të shënuara nga Danny Welbeck dhe het-trikun e Theo Walcott.

Skuadra e Arsene Wenger është treguar shumë e fortë përball Southamptoni, përkundër shumë ndryshimeve në formacionin titullar.


Wenger duke ndjekur ndeshjen nga tribunat, pas dënimit me katër ndeshja nga FA

Arsenali e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë të ndeshjes, pasi shënoi tre gola duke përfunduar dilemën e fituesit, ndërsa në të dytën shtoi edhe dy tjerë.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë, teksa sulmuesi anglez shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes në minutën e 22-të.

Pamje nga parabola e Welbeckut

Topçinjtë shënuan edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Theo Walcott, i cili trefishoi epërsinë në minutën e 35-të pas asistimit të Welbeck, dhe me rezultat 3-0 skuadrat shkuan në pushim.

Walcott duke festuar së bashku me Welbekun

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Walcottit, i cili u tregua i saktë në minutën e 69-t pas asistimit të Alexis Sanchez.

Walcott shihet shumë i lumtur pas super-formës që po kalon

Deri në fund të takimit, Arsenali pati edhe disa raste tjera për gol, por arriti të gjej vetëm edhe një me anë të Walcotti, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 85-t dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat 5-0, duke siguruar kështu kalimin tutje në 1\8-tën e finales të Kupës FA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori