LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ndalet me barazim nga Crystal Palace, Xhaka shënon supergol nga goditja e lirë

Arsenali ndalet me barazim nga Crystal Palace, Xhaka shënon supergol nga goditja e lirë
Granit Xhaka (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka barazuar në udhëtim me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.

Skuadra e Unai Emayt është ndalur me barazim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionatin anglez.


Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por ishin vetëm vendasit të cilët arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e fundit dhe ishte mesfushori Luka Milivojevic, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Milivojevic shënoi dy golat nga pika e bardhë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Unai Emeryt hynë furishëm duke gjetur dy gola të shpejt dhe duke kaluar në epërsi.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të të ndeshjes dhe ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për 1-1.

Festa e Xhakës (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas vetëm katër minutave lojë, Arsenali gjeti edhe golin e epërsisë 1-2 me anë të sulmuesit Pierre-Emeric Aubameyang.

Këto dy gola të shpejt tundën vendasit, të cilët u gjuajtën në sulm dhe patën dy raste të mira me Max Meyer (64′, 67′), por ishte i pafat duke mos gjetur rrjetën.

Xhaka dhe Aubameyang duke festuar njërin gol (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, goli i barazimit erdhi në minutën e 83-të dhe ishte përsëri Milivojevic, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka 22 pikë në vendin e katërt, ndërsa Crystali renditet në pozitën e 14-të me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e presin në shtëpi Liverpoolin, ndërsa Palace luan në udhëtim te Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori