LAJMI I FUNDIT:

Arsenali insiston për transferimin e Upamecanos

Arsenali insiston për transferimin e Upamecanos

Arsenali vazhdon të shpresojë për transferimin e mbrojtësit francez të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Mbrojtësi i talentuar francez është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë dhe që dy vite po ndiqet nga Arsenali.


Topçinjtë e kanë objektiv kryesor transferimin e francezit për ta përforcuar repartin e mbrojtjes.

Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë gati të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për afrimin e francezit nga lideri aktual i Bundesligas, RB Leipzig.

Me transferimin e Upamecanos, Arsenali dëshiron që t’i harrojë problemet e shumta në fazën e mbrojtjes.

Gjithsesi klubi londinez vazhdon të mbetet në garë edhe për mbrojtësin turk Merih Demiral. /Telegrafi/