LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe

Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe
(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali e ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge (4-2), në sfidën në të cilën u shënuan gjashtë gola, duke bërë një hap të rëndësishëm në garën për katër pozitat e para në tabelë.

Zhvillohej minuta e 13-të kur falë një gabimi të vendasve, Eddie Nketiah e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për epërsinë e Topçinjve.


Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi që Timo Werner krijoi hapësirë pranë zonës dhe goditi për t’i barazuar shifrat (17’).

(Foto: Twitter/Arsenal)

Vizitorët e rikthyen epërsinë me golin e Emile Smith Rowe, i cili pranoi një asistim nga Martin Odegaard dhe realizoi (27’).

Nuk mungoi reagimi i serishëm i Bluve, të cilët shënuan me anë të Cesar Azpilicuetas, i cili u asistua nga Mason Mount. Me rezultat të barabartë (2-2), skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Në gjysmën e dytë, Eddie Nketiah shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës dhe depërtoi për ta realizuar golin e epërsisë (57’).

Në minutat shtesës u akordua penallti në favor të Topçinjve, të cilën e konvertoi në gol Bukayo Saka (90’+2) për ta konfirmuar fitoren.

Arsenali mbetet në vend të pestë në tabelë, mirëpo ka pikë të barabarta me Tottenham Hotspur (nga 57), ndërsa Chelsea qëndron në vend të tretë me 62 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori