LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton në udhëtim te Cardiff Cityn, Mustafi shënon golin e parë

Arsenali fiton në udhëtim te Cardiff Cityn, Mustafi shënon golin e parë
Arsenal (Getty Images)

Arsenali ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Ligës Premier.

Skuadra e Unai Emeryt ka filluar të hyjë në formë pasi pas dy humbje tani ka dy fitore radhazi në kampionat.


Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për mysafirët e Arsenalit, të cilët kaluan shpejt në epërsi me anë të shqiptarit Shkodran Mustafi (11′), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Granit Xhakës, teksa festoi me shqiponjë.

Mustafi shënoi me kokë pas asistimit të Xhakës (Getty Images)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë të pjesës së parë duke barazuar 1-1 me anë të Victor Camarasa.

Festa e futbollistëve të Cardiffit pas golit të barazimit (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë, por skuadra e Unai Emeryt arriti t’i shënojë dy gola, për dallim nga vendasit që shënuan një.

Në minutën e 62-të ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi nga distanca për epërsinë 1-2 të Arsenalit pas asistimit të Alexandre Lacazette.

Aubameyang duke festuar golin e tij (Getty Images)

Gëzimi i Topçinjve zgjati vetëm tetë minuta pasi Danny Ward u përkujdes për të barazuar rezultat 2-2 me anë të një goli me kokë.

Ward barazoi me kokë (Getty Images)

Por, mysafirët nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe në kërkim të golit dhe këtë e gjetën në minutën e 81-të me anë të Lacazettes, i cili shënoi një gol të bukur duke vulosur fitoren me rezultat 2-3.

Lacazette ia siguroi fitoren Arsenalit (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë, ndërsa Cardiffi renditet në vendin e 16-të me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen e javës së ardhshme, londinezët udhëtojnë te Newcastle, ndërsa Cardiffi janë mysafirë të Chelseat. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori