LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Chelsea të gatshëm ta rivalizojnë Barcelonën për transferimin e mbrojtësit Eric Garcia

Arsenali dhe Chelsea të gatshëm ta rivalizojnë Barcelonën për transferimin e mbrojtësit Eric Garcia

Dy klubet e mëdha angleze nga Londra, Arsenali dhe Chelsea po shikojnë situatën e Eric Garcia në Manchester City dhe janë gati ta rivalizojnë Barcelonën për transferimin e tij.

Sipas Daily Star, Garcia ra dakord për një transferim falas në Barcelonë në fillim të këtij sezoni – por gjigantët katalunas kanë probleme financiare dhe tani kanë ndryshuar kushtet e kësaj marrëveshjeje.


Ata duan që 20-vjeçari të pranojë një pagë fikse më të ulët, me pjesën tjetër të bërë nga pagesa bonusesh bazuar në paraqitjet.

Shënjestrat e Barcelonës për afatin kalimtar veror: Nga ajo më e vështira, deri tek më e realizueshmja
Lexo po ashtu Shënjestrat e Barcelonës për afatin kalimtar veror: Nga ajo më e vështira, deri tek më e realizueshmja

Kjo ka hapur derën për klubet rivale – me Arsenalin dhe Chelsea në mesin e atyre që më parë kishin shikuar mbrojtësin e Spanjës, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta ka punuar me Garcian te City dhe është një tifoz i madh i tij, ndërsa Chelsea është gjithashtu në kërkim të qendërmbrojtësve të rinj.

Të dy klubet kanë fuqinë financiare për të mposhtur ofertën e Barcelonës për lojtarin, i cili kishte rënë dakord verbalisht për një kontratë pesë-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori