Arsenali dhe Tottenham Hotspur do të luajnë në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e gjashtë në Ligën Premier.  

Topçinjtë janë nikoqir të Spurs në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 Emirates.


Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një formë e mirë me dy fitore radhazi dhe synon të tretën për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët e Nuno Espirito Santo kanë humbur dy ndeshjet e fundit dhe shpresojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë sot me më të mirët, pasi imperativi i vetëm janë tri pikët.

Te vendasit do të startojnë Granit Xhaka, Bukayo Saka dhe Pierre-Emerick Aubameyng, ndërsa te mysafirët Eric Dier, Dele Alli dhe Harry Kane.

Formacionet e mundshme Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Rowe; Aubameyang; Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Reguilon; Hojbjerg, Skipp, Alli; Celso, Kane, Son; /Telegrafi/

telegrafi sport app