Arsenali ka fituar ndaj Leeds me rezultat 1-0 në një ndeshje të barabartë ku edhe mysafirët kishin rastet e tyre.
Dy rastet e para i kishte Leeds me Patrick Bamford dhe Jack Harrison, por që nuk arritën të shënonin.
Edhe shqiptari Egzijan Alioski kishte dy raste, por as ai nuk e gjeti rrjetën.
Pamje nga ndeshja (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)
Arsenali në pjesën e parë nuk kishte shumë nga loja, por në të dytën u treguan më këmbëngulës.
Alexandre Lacazette kishte dy raste të mira para se të vinte goli.
Në minutën e 55-të ishte Reiss Nelson që shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur të lojtarëve të Arsenalit.
Reiss Nelson duke shënuar golin e fitores. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Deri në fund më nuk kishte gola dhe Arsenali e siguroi fitoren që ia mundëson kalimin në raundin tjetër, ku do të takohet me Bournemouth. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheGunnerNation/status/1214296172107571200