LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për menaxhimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Arrihet marrëveshja për menaxhimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe zëvendëssekretari, Arianit Ahmeti si dhe këshilltari i kryetarit Ahmeti, Adonis Tahiri. Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje të rëndësishme.

Fillimisht u bisedua rreth menaxhimit të stadiumit “Fadil Vokrri” ku edhe u arrit marrëveshja që me këtë stadium veçmas gjatë ciklit kualifikues për Euro 2020 të menaxhojë FFK-ja në bashkëpunim me komunën.

Ndërkohë, këtë marrëveshje e ka miratuar edhe ministri i sportit, Kujtim Gashi, i cili është takuar më pas me presidentin Ademi dhe kryetarin Ahmeti.

Si temë e dytë e diskutimit me kryetarin Ahmeti ka qenë ndërtimi i dy fushave me bari sintetik në kryeqytet, të cilat do ta ndihmonin shumë zhvillimin e futbollit, me ç’rast presidenti Ademi ka kërkuar që komuna urgjentisht ta gjejë tokën ku do të ndërtohen këto dy fusha dhe në momentin që ajo i kryen procedurat e dhënies së tokës në shfrytëzim, atëherë FFK-ja menjëherë do të jetë e gatshme ta fillojë punën në realizimin e tyre.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori