LAJMI I FUNDIT:

I arrestuar pas shpërthimit në Lushnjë, GJKKO urdhëron lirimin e Leonard Gjinit

I arrestuar pas shpërthimit në Lushnjë, GJKKO urdhëron lirimin e Leonard Gjinit

Gjykata e Posaçme GJKKO me kërkesë të Prokurorisë e Posaçme SPAK ka bërë rivlerësim të masave të sigurisë për për disa persona, të vendosur nën akuzë pas shpërthimit me 2 të vdekur dhe disa të plagosur në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin e menjëhershëm të shtetasit Leonard Gjini, për të cilin Gjykata e Fierit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Shpërthimi në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, arrestohet 32-vjeçari
Lexo po ashtu Shpërthimi në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, arrestohet 32-vjeçari

GJKKO tha se nuk kishte prova të arsyeshme për të mbajtur në paraburgim Leonard Gjinin.

Po ashtu, GJKKO vendosi që të mos ndryshojë masat ndaj personave të tjerë nën hetim. /Telegrafi/