LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar i AKP-së

Arrestohet një zyrtar i AKP-së

Policia e Kosovës sot në një operacion policor ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit), i përfshirë në vepra penale” keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Sipas një komunikate të Policisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar (në rajonin e Ferizajt) ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore.