LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për ‘vrasje në tentativë’ në Istog

Arrestohet një person për ‘vrasje në tentativë’ në Istog
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është informuar më 11 shkurt 2020 rreth orës 02:30 se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog kishte të shtëna me armë zjarri, ku një person i dyshuar kishte shtënë në drejtim të viktimës, i cili ishte pranë shtëpisë së tij.

Në njoftim thuhet se Njësiti policor nga stacioni policor në Istog menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar viktima në drejtim të të cilit kishte shtënë i dyshuari, me ç’rast viktima dyshohet se ka pësuar plagë në pjesën e qafës nga arma e zjarrit.


Po ashtu nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së viktimës.

Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes për të vazhduar me shikim, ndërsa viktima i shoqëruar nga policia është dërguar menjëherë me autoambulancë për ndihmë mjekësore, në QKMF në Istog, më pas sipas udhëzimeve mjekësore në Spitalin Rajonal në Pejë dhe sipas mjekëve ishte jashtë rrezikut për jetë.

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe personi i dyshuar është arrestuar.

Arma me të cilën dyshohet se është përdoruar në rast është gjetur në veturën e të dyshuarit dhe është sekuestruar si provë me të cilën mendohet se është kryer vepra.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit e hetimeve rajonale, për t’u sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori