LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur më 30 nëntor në ora 22:40 në Fushë Kosovë.


“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pistoleta (ajrore) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/