LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Një person arrestohet nën dyshimin se kishte shtënë me armë në rrugën “Sulejman Hadum Aga”, në Gjakovë.

Sipas një njoftimi nga policia për rajonin e Gjakovës, bëhet e ditur se në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.


“Stacioni Policor në Gjakovë pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 2005, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Në posedim të të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori