LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në portin e Durrësit, Policia sekuestroi mbi 53 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet një person në portin e Durrësit, Policia sekuestroi mbi 53 mijë euro të padeklaruara

Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mbi 53 mijë euro, të cilat do të futeshin në Shqipëri pa asnjë deklarim.

Për këtë është arrestuar një 30-vjeçar, G.Gj, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë E.Q dhe E.K.


Sipas Policisë së Shtetit, shuma monetare ishte fshehur në një furgon.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.

Nga kontrolli u gjetën dhe gjashtë celularë, disa veshje si dhe 133 shishe me rreth 100 litra verë. /Telegrafi/