LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se kishte dhunuar vajzën që ishte raportuar e zhdukur 

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se kishte dhunuar vajzën që ishte raportuar e zhdukur 
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që dyshohet se ka dhunuar një vaze që ishte shpallur e zhdukur për katër ditë.

Rasti i zhdukjes së vajzës është raportuar më 26 gusht, ndërsa më 30 gusht, viktima së bashku me familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person.


Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit te QPS-e.

Në lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari K.I.N.i lindur 1996, shqiptar, kosovar.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Viktima është dërguar në kontroll për ekzaminim mjekësor.

Rasti si i tillë procedohet në Prokurorinë e shtetit. Hetimet në vijimësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori