LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet “gruaja djall” e dyshuar për 14 vrasje dhe krime të tjera

Arrestohet “gruaja djall” e dyshuar për 14 vrasje dhe krime të tjera

Policia në Kolumbi, e ka arrestuar një 22-vjeçare që dyshohet se ka kryer 14 vrasje, si dhe ka ndihmuar nga afër, për kryerjen e një numri të madh të krimeve.

Yuri Patricia Sanchez, që dyshohet të jetë vrasësja më e re në vend, i përkiste kartelit të drogës ‘Ursula Clan’.


Vrasësja seksi, ka pasur të veshur një të sipërme të shkurtër që i zbulonte barkun e sheshtë, si dhe një palë pantallona të gjatë, kur forcat e rendit e kanë prangosur dhe i kanë lexuar listën e gjatë të krimeve të kryera, transmeton Telegrafi.

Ajo akuzohet se ka kryer 14 vrasje, mbledhje të informacioneve për rrëmbimin e viktimave dhe fshehjen e armëve pas kryerjes së krimit.

“Gruaja djall” e njohur për aftësitë e saj, ishte shumë e respektuar e kartelit që ka mbi tremijë anëtarë, që veprojnë edhe në vende tjera si Peru, Argjentinë, Brazil, Honduras dhe Spanjë.

Pas shumë kohe kërkim, Policia ka arritur ta zë këtë femër, që është konsideruar si më e rrezikshmja në Kolumbi.

“Ajo informonte anëtarët e kartelit për banorët e ndryshëm, por kryesisht biznesmenët dhe fermerët e pasur, e ata më pas i grabisnin” thuhet në raportin policisë.

Ndryshe, ajo dyshohet se ka vrarë vet shtatë polic, si dhe disa adoleshent që nuk dëshironin t’i bashkoheshin kartelit. /Telegrafi/