LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajon e Ferizajt bën të ditur se më 23.08.2022 rreth orës 23:43 kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti ishte një rast i grabitjes, ku një person me helmet në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit nga dy punëtorët rreth 2,800 euro dhe largohet në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë policia rendit e stacionit në Ferizaj i kishin marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në kërkim të të dyshuarit.


Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H (M.K) i moshës 22 vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “grabitje”. /Telegrafi/