LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet autori i dyshuar i sulmit në Utrecht të Holandës

Arrestohet autori i dyshuar i sulmit në Utrecht të Holandës

Një person u arrestua pas të shtënave në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, ku mbetën të vrarë tre vetë, bëri të ditur policia.

Pesë të tjerë u plagosën në incident, i cili, sipas autoriteteve, duket se është sulm terrorist.


Policia arrestoi Gokmen Tanisin, shtetas turk, 37 vjeç, në lidhje me të shtënat.

Të shtënat në Utrecht, policia holandeze në kërkim të një turku – dyshohet se ai kreu sulmin (Foto)
Lexo po ashtu Të shtënat në Utrecht, policia holandeze në kërkim të një turku – dyshohet se ai kreu sulmin (Foto)

“Sapo jemi informuar se i dyshuari është arrestuar”, tha për gazetarët shefi i policisë holandeze, Rob van Bree.

Nuk është ende e qartë se ku është arrestuar Tanis.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se vendi “është goditur nga një sulm”, të cilin ai e përshkroi si “thellësisht shqetësues”, përcjell REL.

Koordinatori për anti-terrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg, tha se “terrorizmi nuk mund të përjashtohet si motiv”.

Kushërinjtë e sulmuesit në Utrecht: “Ai nuk kreu sulm terrorist, shënjestër e kishte një kushëri” (Foto)
Lexo po ashtu Kushërinjtë e sulmuesit në Utrecht: “Ai nuk kreu sulm terrorist, shënjestër e kishte një kushëri” (Foto)

BBC në Turqi, duke cituar banorët lokalë, raportoi se Tanis ka luftuar më herët në republikën ruse të Çeçenisë.

Autoritetet në Utrecht e ulën nivelin e kërcënimit të terrorizmit pas arrestimit të të dyshuarit. Më herët, ai është rritur në shkallën më të lartë: pesë.