LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet agjenti kufitar në Teksas i kthyer në vrasës serik

Arrestohet agjenti kufitar në Teksas i kthyer në vrasës serik

Një agjent i forcave patrulluese kufitare është arrestuar në shtetin e Teksasit, pas dyshimeve për vrasjen e katër femrave. Oficerët nisën kërkimet për Juan David Ortiz në qytetin e Laredos, pasi një femër tjetër pretendon t’i ketë shpëtuar atij dhe të ketë kërkuar ndihmë nga policia lokale.

Ortiz, i cili ka punuar prej gati një dekadë për forcat kufitare, fillimisht u arratis, por më pas u arrestua në një vendparkimi të një hoteli. Emrat e katër viktimave nuk janë zbuluar ende, por policia njofton se ato ishin punonjëse seksi.


Sherifi i kantonit Webb, Martin Cuellar tha se policia beson që Ortiz të ketë vepruar i vetëm e të mos ketë bashkëpunëtorë në krim. “I tërë kantoni, por edhe qyteti ynë mund të jetë i qetë tashmë, pasi ne e kemi kapur vrasësin serial”, tha Cuellar.

Dy prej viktimave të tij u gjetën në fillim të muajit në një zonë rurale pranë një autostrade, ndërsa dy të tjerat u gjetën në të njëjtën zonë gjatë ditëve të fundit, sipas raportimeve lokale. Një grua 42-vjeçare u gjet e plagosur të enjten, por ndërroi jetë në spital.

Prokurori i qarkut, Isidro Alaniz i përshkroi vrasjet si një “rast tmerrues”, teksa konfirmoi se Ortiz do të përballet tashmë me 4 akuza për vrasje dhe një për pengmarrje. Sipas tij, shkaku i vdekjeve të të 4 grave ishin të ngjashme, pasi ato punonin si punonjëse seksi, por hetuesit po punojnë ende për të zbuluar motivet e vrasjeve. Dy prej viktimave ishin shtetase amerikane, ndërsa njëra prej grave ishte transeksuale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori