LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 37-vjeçari në Han të Elezit, dyshohet për pesë vjedhje e tentim-vjedhje në xhami

Arrestohet 37-vjeçari në Han të Elezit, dyshohet për pesë vjedhje e tentim-vjedhje në xhami

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim-vjedhje në Han të Elezit.

Sipas policisë, i arrestuari është 37-vjeçari me inicialet N.R.


I njëjti dyshohet për këto pesë raste:

– Me datën 13.03.2023 në rrugën “Imri Curri’’ në Han të Elezit  është vjedhur një sasi e parave në kasafortën e xhamisë.

– Me datën 13.05.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit është vjedhur nga kasaforta e xhamisë së qytetit një sasi e parave.

– Me datën 03.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit është tentuar për t’u vjedhur kasaforta e xhamisë së qytetit.

– Me datën 16.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ në Han të Elezit është tentuar për t’u vjedhur kutia e xhamisë (ku mblidhen para për ndihma humanitare).

– Me datën 19.06.2023 në rrugën “Dëshmorët e Kombit’’ është tentuar për të vjedhur në xhaminë e qytetit dhe janë demoluar orenditë.

“I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/