Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer mundësim ose detyrim në prostitucion


Të enjten në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë kryer mundësim ose detyrim në prostitucion.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka thënë se arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në ora 13 e 20.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































