LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë të dyshuar në Fushë Kosovë për kontrabandë me narkotikë

Arrestohen pesë të dyshuar në Fushë Kosovë për kontrabandë me narkotikë
Foto: Ilustrim

Pesë persona të dyshuar për kontrabandim me narkotikë janë arrestuar në qytetin e Fushë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh teksa ka zbardhur edhe disa detaje rreth këtij rasti.

Gjatë kontrollit në veturë dhe në trup të tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë me peshë prej një kilogram e 513.9 gram te njëri i dyshuar, ndërsa në trup i është gjetur një qese me marihuanë me peshë prej 4.7 gram, teksa te tjetri i dyshuar është gjetur një qese me 7.7 gram marihuanë.

Lidhur me rastin është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë se njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes i është gjetur një qese me 431.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore digjitale”,

Policia shton se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/