LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen edhe dy persona për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Arrestohen edhe dy persona për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren
Foto: Ilustrim

Janë arrestuar edhe dy persona të cilët po dyshohet të jenë përfshirë në rastin e vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka njoftuar se dy personat janë arrestuar gjatë së premtes dhe se të dy personat dyshohet se kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive të ngjarjes tragjike që ndodhi të hënën e javës që lamë pas.


“Të premten janë arrestuar dy persona, njëri është i lindur 2003 dhe tjetri më 2004 dhe janë të dyshuar që kanë ndihmuar kryesit e vrasjes penale, vrasje, të cilët kanë fshehur faktet. Këta i kanë ndihmuar me fsheh armën. Ata me vendim të prokurorit janë ndaluar për 24 orë meqë janë të mitur”, tha Osmanollaj.

Kujtojmë që për vrasjen e 15 vjeçarit është arrestuar edhe një person të cilit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

15 vjeçari humbi jetënmë 18 janar si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje që kishte ndodhur mes të rinjve në këtë komunë. /Telegrafi/