Arresti kardiak dhe sulmi në zemër: Dallimet mes këtyre dyjave dhe si duhet të reagoni

Është shumë e zakonshme që njerëzit të mendojnë se arresti kardiak me sulmin në zemër janë diçka e ngjashme.
Por, faktikisht ky është gabim që duhet të korrigjohet, transmeton Telegrafi.
Këto dyja mund të kenë ngjashmëri të ndryshme, por është e rëndësishme t’i kuptoni dallimet mes tyre dhe kësisoj do ta dini si të reagoni nëse një i afërm i juaji është në rrezik.
Sulmi në zemër
Zemra është një prej muskujve në trup. Si çdo muskul tjetër, edhe zemrës i nevojitet gjak i pasur me oksigjen.
Kjo është saktësisht puna e artereve koronare, të cilat e furnizojnë zemrën me gjak të mbushur me oksigjen duke pompuar gjak përgjatë trupit.
Kur ju keni sulm në zemër, kjo nënkupton se arteret janë bllokuar, e që zakonisht ndodh për shkak të formimit të bllokadave të ndryshme.
Nëse ajo çfarë po e bllokon arterien nuk trajtohet menjëherë, disa pjesë të muskujve të zemrës fillojnë të vdesin.
Arresti kardiak
Është e rëndësishme ta mbani mend se arresti kardiak deh sulmi në zemër nuk janë terma sinonim.
Gjatë një arresti kardiak, zemra juaj ndalon së rrahuri, ndryshe prej sulmit në zemër ku ndalohet furnizimi me gjak.
Simptomat e sulmit në zemër janë:
– Dhimbje në gjoks e cila nuk ndalohet
– Probleme me frymëmarrje
– Dhimbje në gjoks e cila shpërndahet edhe në pjesë tjera të trupit, zakonisht në mjekër, qafë, duar, abdomen deh shpinë
– Koll
– Ankth
– Marramendje
– Ligështim
– Djersitje
Çfarë të bëni: Nëse dikush i ka dy ose më shumë prej simptomave të lartcekura, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Simptomat e arrestit kardiak
– Nuk ka frymëmarrje
– Nuk ka puls
– Humbje e papritur e vëmendjes
Arresti kardiak mund të shpie në vdekje. Pasi që nuk ka puls në trup sepse zemra ka ndaluar së rrahuri, kjo nënkupton se edhe organet tjera në trup nuk furnizohen me sasinë e kërkuar të gjakut.
Çfarë të bëni: Edhe pse zemra e dikujt ka ndaluar së rrahuri, prapë ajo mund të riaktivizohet, e posaçërisht nëse trajtohet brenda pak minutave. Derisa të arrijë ndihma profesionale mjekësore, ju mund të provoni që viktimës t’ia jepni vet ndihmën e parë – më saktësisht reanimim kardiopulmonar (CPR). /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Sëmundja që mund ta shënojë fundin e karrierës së Celine Dion

Stina e pranverës dhe shtatzënia

Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Njerëzit të cilëve u është hequr zorra qorre janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje serioze

Një meditim pesëminutësh mund të na ndihmojë të përballemi me stresin

Fëmija juaj ka dhimbje barku – si t’i ndihmoni?

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër