LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri zbulon porosinë e fëmijëve para se të hynte në Big Brother VIP: Të lutem mami, mos bëj marrëdhënie me askënd

Arjola Demiri zbulon porosinë e fëmijëve para se të hynte në Big Brother VIP: Të lutem mami, mos bëj marrëdhënie me askënd
Foto: YouTube

Aktorja Arjola Demiri me hyrjen në Big Brother VIP zbuloi se kishte vendosur që të bënte këtë eksperiencë për fëmijët e saj.

Ajo e përmendi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pasi do ta ndihmojë shumë për t’u kujdesur për të tre fëmijët.


Pas përfundimit të natës së parë, aktorja nga Tropoja me disa nga konkurrentët e tjerë vendosën të qëndrojnë në oborr, tek pjesa e pishinës, për të diskutuar me njëri-tjetrin.

Arjola Demiri (Foto: YouTube)

Në një moment, ajo tregoi se meqenëse nuk mund të merrte asgjë me vete nga fëmijët, vendosi që një foto të tyre ta pikturonte tek thonjtë. E teksa po fliste për fëmijët, aktorja zbuloi edhe këshillën që vajza e madhe i dha para se të futej në Big Brother VIP.

E ndarë prej vitesh nga bashkëshorti, Arjola Demiri bën deklaratën në Big Brother VIP: Nuk dua të martohem më
Lexo po ashtu E ndarë prej vitesh nga bashkëshorti, Arjola Demiri bën deklaratën në Big Brother VIP: Nuk dua të martohem më

“Të lutem mami, mos bëj marrëdhënie me askënd! Ma thanë edhe isha absolutisht për jo, sepse është përgjegjësi e madhe. Unë jam në punë edhe e kam mendjen aty, i marr në telefon. Thash nuk shkoj atje se nuk rri, çfarë do bëj”, u shpreh Demiri.

“U thash që më kanë ftuar, nëse ju jeni dakord do shkoj, nëse nuk jeni dakord nuk do shkoj. Helga dhe Rubini thanë direkt ‘po’, ndërsa Alesia tha ‘jo’. Pastaj tha ‘nëse ti do të shkosh, shko’. Por e pashë që u mërzitën”, vazhdoi më tej Demiri.

Arjola ndërkaq është ndarë nga bashkëshorti shumë vite më parë dhe deklaroi po ashtu në Big Brother se nuk do të martohet më. /Telegrafi/

Arjola Demiri (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë

Magazina
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Do ta lë Italinë për shkak të Romeos - Heidi Baci flet për raportin me të pas daljes nga Big Brother

Magazina

"Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno", Roza Lati sqaron deklaratën

Magazina
Kalo në kategori