LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande zyrtarizon lidhjen e re me Dalton Gomez

Ariana Grande zyrtarizon lidhjen e re me Dalton Gomez

Ariana Grande ka festuar 27-vjetorin e lindjes me të dashurit e saj të ri të premten.

Këngëtarja e hitit “Rain On Me” navigoi me zgjuarsi kufizimet në distancimin shoqëror duke porosisur një numër kamerash masive dhe pajisje regjistrimi, të cilat do t’i lejonin asaj të bënte festë virtualisht me miqtë dhe familjen.


Një ditë para festës së saj të ditëlindjes, një burrë me maskë u pa teksa akomodonte një pjesë bagazhesh në shtëpinë e re të yllit të muzikës pop, në Beverly Hills, shkruan DailyMail.

Pas ditëlindjes të enjten, fituesja e Çmimeve ‘Grammy’ publikoi disa fotografi në InstaStory, përfshirë një me të dashurin e saj, Dalton Gomez.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë “gati 27” dhe mbajti komentet të fikura, duke mos lejuar që dikush t’i dërgonte asaj ndonjë urim para-ditëlindjes.

Ky është debutimi i parë i çiftit në Instagram, pasi dyshja nuk ishin shfaqur më parë së bashku në ndonjë imazh për të konfirmuar lidhjen.

Dalton kishte veshur një xhup të zi me një kapele të zezë bejsbolli në kokë dhe një orë dore argjendi.

Edhe pse Ariana raportohet se është duke u takuar me Daltonin që nga shkurti, paraqitjet e tij në postimet e saj në rrjetet sociale janë të rralla.

Ajo më parë sinjalizoi se ata ishin së bashku në lidhje me një video, ku të dy shfaqeshin duke kërcyer në videon e saj “Stuck With U” me Justin Bieber. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori