LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande mbështet dhe ndihmon fëmijët e Mançesterit – pesë vjet pas bombardimeve vdekjeprurëse në koncertin e saj

Ariana Grande mbështet dhe ndihmon fëmijët e Mançesterit – pesë vjet pas bombardimeve vdekjeprurëse në koncertin e saj
Ariana Grande

Pesë vite më parë, pas një prej koncerteve të saj, Ariana Grande jetoi përvojën më të keqe të jesës së saj, kur një kamikaz shpërtheu një bombë në hollin e vendit ku ajo performoi në Mançester të Anglisë.

Që atëherë, çdo vit, këngëtarja u dërgon dhurata fëmijëve për Krishtlindje, dhe ky vit nuk kishte një përjashtim.


Të hënën, Royal Manchester Children’s Hospital Charity e falënderoi atë përmes llogarisë së saj në Instagram për këto dhurata për pacientët në disa spitale lokale.

“Faleminderit Ariana”, thotë postimi i tyre. “Ne jemi kaq të emocionuar që marrim dhuratat e Krishtlindjeve nga Ariana Grande për pacientët e rinj nëpër spitalet tona”, vinte në dukje postimi.

Në të njëjtën deklaratë, institucioni zbuloi se këto dhurata u shpërndanë mes foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve në Spitalin e Fëmijëve Royal Mançester, Spitalin Wythenshawe, Spitalin e Përgjithshëm të Mançesterit të Veriut dhe Spitalin e Përgjithshëm Trafford.

Të gjitha lajmet nga Ariana Grande
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

“Ne e dimë se Mançesteri dhe në veçanti Spitali i Fëmijëve Royal Mançester, zë një vend të veçantë në zemrën e Arianas”.

View this post on Instagram

A post shared by RMCH Charity (@rmchcharity)

Më 22 maj 2017, një kamikaz shpërtheu një bombë brenda hollit të stadiumit në fund të shfaqjes së saj, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur më shumë se 500.

Kjo shkaktoi pezullimin e turneut të saj “Dangerous Woman” dhe një muaj më vonë ajo u kthye në Mançester për një koncert bamirësie me yje si: Chris Martin, Mac Miller, Katy Perry, Pharrell Williams, Justin Bieber dhe Miley Cyrus.

Ajo ngjarje ndihmoi në mbledhjen e më shumë se 13 milionë eurove për viktimat dhe familjet e tyre, dhe çdo vit Ariana shkruan një mesazh drejtuar të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave. /Telegrafi/

Ariana Grande

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori