LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande ‘e dërrmuar’ pas vdekjes së ish-të dashurit, dëgjon vazhdimisht këngët e tij

Ariana Grande ‘e dërrmuar’ pas vdekjes së ish-të dashurit, dëgjon vazhdimisht këngët e tij
Foto: No tears left to cry/YouTube

Këngëtarja Ariana Grande ishte gjithashtu një ndër emrat e përfolur pas vdekjes në moshë të hershme të reperit Mac Miller.

26-vjeçari ka qenë i dashuri i këngëtares përreth dy vite, deri sa më pas u ndanë dhe zgjodhën secili rrugët e veta.

Nuk ishte i menjëhershëm reagimi i këngëtares pas vdekjes së ish-të dashurit, megjithatë ditë më pas, ajo publikoi një fotografi të tijën pa asnjë përshkrim.

Mesazhi ishte i qartë, “e mbetur pa fjalë” pas asaj se çfarë ka ndodhur.

Ariana Grande kujton në mënyrë emocionale Mac Millerin
Lexo po ashtu Ariana Grande kujton në mënyrë emocionale Mac Millerin

Ndërsa së fundmi, Ariana publikoi edhe një video prekëse, me një përmbledhje të momenteve më të këndshme që çifti i dikurshëm kaluan së bashku.

“Të kam adhuruar nga dita që të takova kur isha 19 vjeçare dhe gjithmonë do të të adhuroj. Nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Nuk mund të pajtohem me këtë, ne kemi biseduar shumë herë. Shumë herë. Jam tepër e pikëlluar, jam tepër e dëshpëruar, nuk e di çka të bëj, sepse ishte shoku im më i dashur për aq shumë kohë. Mbi të gjitha gjëra tjera. Më vjen keq që nuk kam arritur që të të shëroj dhe të largoj dhimbjen. Vërtet kam dashur ta bëj këtë. Shpirti më i ëmbël dhe i dashur që nuk e merituan djajtë. Shpresoj se je mirë tani. Pusho”, kishte shkruar këngëtarja Grande në mbishkrimin e kësaj videoje.

E njëjta më pas ka hedhur në InstaStory disa vide tjera, ku ka treguar se është duke dëgjuar këngët e të ndjerit Mac Miller.

Foto: Ariana Grande/InstaStory

“Ladders” dhe “Dunno” janë dy këngët të cilat Ariana po dëgjon tani pas vdekjes së ish-të dashurit, këngë këto të cilat ishin pjesë e albumit të tij “Swiming”.

Foto: Ariana Grande/InstaStory

Me këtë ajo ka bërë të ditur se gjendja e saj vazhdon të jetë e dërrmuar, duke dëgjuar këngët e Miller, vetëm e vetëm për tu ngushëlluar dhe gjetur pak kënaqësi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori