Argjend Mustafa largohet nga Partizani

Lëvizjet e Partizanit në merkaton e janarit nuk janë vetëm në hyrje por edhe në dalje. Klubi i kuq ka zyrtarizuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me mesfushorin Argjend Mustafa, i cili do ta vijojë gjetkë karrierën futbollistike. Gjithçka u arrit këtë të shtunë pas një bisede mes drejtuesve dhe lojtarit, që përfundoi me një shtrëngim duarsh, në interes të të dyja palëve. Klubi i uron suksese të mëtejshme në karrierë Argjend Mustafës, duke e falënderuar futbollistin kosovar për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe.
Mustafa firmosi me Partizanin gjatë merkatos së verës, duke refuzuar ofertën e Tiranës, por gjatë pjesës së parë të sezonit 22-vjecari është aktivizuar kryesisht si zëvendësues, duke mos patur rolin e protagonistit.
Dëshira për të patur më shumë minuta në këmbë e shtyu ish-mesfushorin e Besës të kërkojë një destinacion të ri, me shumë mundësi në kategorinë superiore.
Në ditët e fundit të 2014 trajneri Shpëtim Duro prezantoi si blerjen e parë të Partizanit mbrojtësin Gëzim Krasniqi, ndërsa pritet të zyrtarizohet edhe Dorian Bylykabshi, i cili më parë duhet të prishë me konsensus kontratën me Elbsanin. /Telegrafi/



















































