LAJMI I FUNDIT:

Ardit Gjebrea takohet me kuzhinierin e famshëm turk Nusret Gokce: Me fat kur të pret Zoti i shtëpisë

Ardit Gjebrea takohet me kuzhinierin e famshëm turk Nusret Gokce: Me fat kur të pret Zoti i shtëpisë
Foto: Ardit Gjebrea/Instagram (Sqarim: Fotoja e vajzës është bërë 'blur' për shkak të moshës së saj -18)

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, gjatë këtyre ditëve së bashku me familjen e tij kanë vizituar Turqinë.

Teksa kanë qëndruar së bashku në Stamboll për pushime, familja ka pasur rastin që të njihet me një figurat më të njohura turke.


Bëhet fjalë për kuzhinierin e famshëm, Nusret, i cili mesa duket i ka mirëpritur ata në restorantin e tij.

Ka qenë vet Gjebrea ai i cili publikoi një fotografi të përbashkët familjare, ku shihej së bashku me djalin e tij, Jonin, vajzën Anna, teksa të tre së bashku pozojnë në krah të kuzhinierit të famshëm, i njohur ndryshe edhe me nofkën Salt Bae.

“Me fat kur të pret Zoti i shtëpisë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë këngëtari interpretues i hitit “Kur një ditë të kthehesh ti”.

Nusret Gokce ka qenë përndryshe shumë i përfolur muajve të fundit, veçanërisht pas ndërhyrjes së tij në finalen e Kampionatit Botëror, duke prekur Kupën e Botës me dorë – gjë e cila nuk është e lejuar dhe për këtë u kritikua mjaft. /Telegrafi/

Salt Bae (Foto: Dan Mullan/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori