LAJMI I FUNDIT:

Ardian Bujupi publikon video nga dushi

Ardian Bujupi publikon video nga dushi
Foto: Ardian Bujupi/Instagram

Këngëtari Ardian Bujupi ka lansuar së fundmi këngën e tij më të re, “Wallah ich leb”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Ardiani ndërkohë po vazhdon të promovojë projektin e tij më të ri muzikor edhe në rrjetet sociale.


Së fundmi, ai ka publikuar një video në dush, teksa pastrohej nën tingujt e këngës së tij të re.

Videoja e hedhur në InstaStory, ka bërë që fansat edhe më shumë ta duan këngën “Wallah ich leb”.

Ardiani përndryshe vazhdon të jetë aktive dhe shumë i angazhuar në muzikë, duke sjell projekte të shumta muzikore.

Këngëtari që jeton dhe vepron në Gjermani prej vitesh sjell edhe këngë në gjuhën gjermane, duke sfiduar tregun muzikor atje. /Telegrafi/