LAJMI I FUNDIT:

Arda Guler flet për refuzimin e Barcelonës, idhujt e tij, pozitën e preferuar dhe shumëçka tjetër

Arda Guler flet për refuzimin e Barcelonës, idhujt e tij, pozitën e preferuar dhe shumëçka tjetër

Talenti i madh turk, Arda Guler është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i Real Madridit me fanellën numër 24, ndërsa në prezantim ka folur për shumë gjëra që e kanë lidhur dhe e lidhin në karrierë.

Gjatë të enjtes u konfirmuar zyrtarisht transferimi i Guler nga Fenerbahce te Real Madridi për 20 milionë euro plus 10 milionë euro tjera bonuse dhe 20 për qind e kartonit nga shitja e ardhshme.


Sot (e premte) ishte paraparë prezantimi i talentit të madh turk në objektet e stadiumit Santiago Bernabeu dhe pas kontrolleve mjekësore erdhi edhe prezantimi me sulmuesin 18-vjeçar që kishte zgjedhur fanellën me numër 24.

Në konferencën për shtyp, Guler u pyet për ofertat e tjera në drejtim të tij, pozicionin e preferuar në fushë, idhujt e tij dhe shumëçka tjetër, ndërsa nuk hezitoi të përgjigjet.

“Dua të jem një legjendë e Real Madridit”, Arda Guler prezantohet me fanellën me numër 24
Lexo po ashtu “Dua të jem një legjendë e Real Madridit”, Arda Guler prezantohet me fanellën me numër 24

“Dua të kujtoj Di Stefanon, para së gjithash. Ky është klubi më i madh në botë dhe ndihem krenar”, ka thënë fillimisht Guler në konferencën për shtyp.

“Real Madrid apo Barcelona? Kishte shumë oferta, por prioriteti im ka qenë gjithmonë Real Madridi”.

“Unë luaj mirë në mesfushë dhe në krah të djathtë të sulmit. Më pëlqejnë të dyja pozicionet. Më pëlqen të krijoj, por edhe të jem sulmues. Ku luaj unë, është vendimi i menaxherit”.

“Ndihem gati, jam i përgatitur. Vij për të punuar, për të dhënë gjithçka. E përjashtoj mundësinë e huazimit. Dua të qëndroj në Real Madrid”.

“Nëse Madridi më jep mundësinë të luaj, unë do ta bëj atë. Nuk po mendoj të huazohem. Madridi më ka nënshkruar dhe unë jam këtu për të luajtur”.

“Idhulli juaj në Real Madrid? Cristiano, Zidane Ozil, Guti… Unë dua të jem një legjendë si ata. Unë jam këtu për këtë”.

“Thirrje nga Carlo Ancelotti dhe një kujtim nga Madrid? Më telefonoi trajneri dhe më tha se donte të më shihte live. Më tha se ku do të më vendoste; ka shumë biseda. Për sa i përket kujtimit, është finalja e Ligës së Kampionëve. Kujtoj se i kam parë me miqtë e mi”.

“Oferta nga Barcelona? E përsëris se ka pasur shumë klube që kanë paraqitur ofertën e tyre. Por sapo u shfaq Real Madridi, gjithçka tjetër humbi vlerën”.

“Me çfarë fjalësh ju ka bindur Real Madridi? Sot arrij te klubi më i mirë në botë dhe për të më bindur, nuk më thanë asgjë. Nuk di asgjë për këtë. Për mua Modric është mesfushori më i mirë në botë, asgjë më shumë”.

“Lamtumirë Fenerbahces? Sentimentalisht, largimi nga Fenerbahce ka qenë shumë i vështirë. Do ta kapërcejmë. Ata duan që unë të kem sukses në karrierën time”, përfundoi ylli turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori