LAJMI I FUNDIT:

Arbana Xharra bëhet nostalgjike! Kujton dukjen e saj si nuse duke publikuar imazhe të rralla nga martesa (Foto)

Arbana Xharra bëhet nostalgjike! Kujton dukjen e saj si nuse duke publikuar imazhe të rralla nga martesa (Foto)

Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, tani anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, vazhdon të jetë një emër i shumë komentuar në media.

Për shumë vite ajo është cilësuar si një nga zërat më të guximshëm, teksa edhe sot herë pas here vazhdon të kundërshtojë dhe t’u dalë kundër parregullsive që ndodhin në vend, shkruan Telegrafi.


E njëjta është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat edhe vet është mjaft aktive.

Arbana Xharra, e cila këtë vit braktisi gazetarinë për politikën, vazhdon të jetë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale (Foto: Arbana Xharra/Facebook)

Përderisa në Facebook njihet për statuset e saj shpërthyese ose satirike që ndërlidhen me ngjarjet aktuale, në rrjetin social Instagram, Xharra shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ish-gazetarja është bërë nostalgjike duke publikuar një fotografi nga dasma e saj në InstaStory.

Arbana Xharra bëhet nostalgjike, duke publikuar një fotografi si nuse nga martesa e saj (Foto: Arbana Xharra/Instagram)

Kjo fotografi sjell pamjen e Arbanës si nuse në vitin 2004, atëherë edhe kur ishte martuar me bashkëshortin e saj, gazetarin e sportit, Andin Lokajn.

“Unë nuse, se mos nuk po më njihni”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka kujtuar me emocion ditën kur veshi vellon e bardhë.

Ndryshe, Arbana ka qenë 22 vjeçe dhe pesë muajshe shtatzënë atëherë kur u martua me bashkëshortin e saj, në maj të vitit 2004.

Fotografi nga martesa e gazetarëve Arbana Xharra dhe Andin Lokaj

Çifti në fjalë numërojnë 13 vite të martuar, kanë së bashku dy fëmijë, dhe jetojnë prej vitesh në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori