LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani bën të ditur se fituesi i Big Brother VIP do të shpërblehet me 100 mijë euro

Arbana Osmani bën të ditur se fituesi i Big Brother VIP do të shpërblehet me 100 mijë euro
Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Është bërë tashmë e ditur se në muajin tetor do të nisë spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja ikonike e këtij formati, Arbana Osmani, e cila është shprehur më se e lumtur që programi po rikthehet pas katër vitesh pauzë.


Ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që t’i parashtronin nga një pyetje rreth spektaklit, së cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Dhe kureshtja e një prej ndjekësve të saj ka qenë mbi çmimin që do t’i dhurohet personazhit që do ta fitojë këtë spektakël, pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë luksoze.

Arbana Osmani konfirmon: Big Brother po rikthehet me formatin VIP, shihemi në tetor
Lexo po ashtu Arbana Osmani konfirmon: Big Brother po rikthehet me formatin VIP, shihemi në tetor

Deri më tani shifra më e lartë e ofruar në edicionet e kaluara ka qenë 100 milionë lek të vjetra, që të përkthyera në euro i binin 75 mijë euro.

Ndërkohë këtë vit, Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Duket se kostoja e programit Big Brother VIP është më e madhe se e një Big Brother-i të thjeshtë, marrë parasysh edhe faktin që banorët do të jenë figura të njohura publike.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë – ndërsa si format pritet të nisë nga tetori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori