LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite ekzekutoi 81 burra për “krime të tmerrshme”

Arabia Saudite ekzekutoi 81 burra për “krime të tmerrshme”

Grupi, i cili përfshin shtatë jemenas dhe një shtetas sirian, është dënuar për “krime të tmerrshme”, duke përfshirë terrorizmin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

Disa janë akuzuar se i përkasin Shtetit Islamik, al-Qaedas ose grupeve Houthi – rebelët e Jemenit, raporton aljazeera.


Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se shumë prej tyre nuk kanë pasur gjykime të drejta në Arabinë Saudite, të cilat akuza i hodhi poshtë qeveria saudite. Sipas agjencisë, grupi i fundit u gjykua nga 13 gjyqtarë dhe kaloi në një gjykim me tre faza.

Ata akuzohen për planifikimin e sulmeve ndaj objektivave jetike ekonomike, vrasjen ose shënjestrimin e anëtarëve të forcave të sigurisë, rrëmbimin, torturimin, përdhunimin dhe kontrabandën e armëve në vend.

Arabia Saudite ka një nga normat më të larta të ekzekutimit në botë – e pesta në listën e përpiluar nga Amnesty International, dhe katër të tjerat janë Kina, Irani, Egjipti dhe Iraku. /Telegrafi/