LAJMI I FUNDIT:

Aplikimet fillojnë javën e ardhshme: Publikohen kushtet që duhet plotësuar bizneset, për grantin prej 100 milionë dollarësh të Facebook

Aplikimet fillojnë javën e ardhshme: Publikohen kushtet që duhet plotësuar bizneset, për grantin prej 100 milionë dollarësh të Facebook

Facebook ka thënë se do të investojë 100 milionë dollarë ndihmë në para dhe reklama për të ndihmuar bizneset e vogla të prekura nga coronavirusi.

Dhe siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, aplikimet do të hapen javën tjetër për programin e ndihmës së parave të Facebook për bizneset e vogla që luftojnë me ndikimin ekonomik të coronavirusit.


Gjithashtu kompania ka premtuar 40 milionë dollarë për bizneset amerikane, si pjesë e nismës së saj prej 100 milionë dollarëshe.

“Bizneset e vogla janë rrahjet e zemrës së komuniteteve të tyre. Ne jemi të vendosur për të ndihmuar dhe ne e dimë se e ardhmja do të kërkojë shumë më tepër nga të gjithë ne”, kishte shkruar Zyrtarja Kryesore Operative, Sheryl Sandberg.

Siç është bërë e ditur, grantet do t’i japin përparësi investimeve në bizneset në pronësi të grave dhe të pakicave.

Për të qenë të pranueshëm për ndihmë, kompanitë duhet të kenë dy deri 50 punonjës dhe duhet të kenë qenë në biznes për më shumë se një vit.

Facebook thotë se punon me më shumë se 30,000 biznese në mbi 30 vende dhe se ky program nuk do të kufizohet në asnjë rajon të vetëm.

Aplikimet do të hapen në javët e ardhshme, dhe bizneset nga e gjithë bota janë të ftuar të regjistrohen.

Bizneset nuk kanë nevojë të jenë përdorues aktivë ose anëtarë të Facebook ose filialeve të tij, si Instagram ose WhatsApp, që të konsiderohen për ndihmë, tha një zëdhënës, shkruan BI, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Facebook ditë më parë njoftoi një program 100 milionë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla në gjithë botën.

Një hap i Facebook vjen pasi qeveritë në shumë vende të botës kanë kërkuar ndërprerjen e aktivitetit të disa bizneseve, për të ngadalësuar pandeminë e coronavirusit.

Në një postim përmes së cilit njoftoi grantet, Facebook tha, “Ne e dimë se biznesi juaj mund të ketë përvojë të ndërprerjeve që vijnë nga shpërthimi global i COVID-19. Kemi dëgjuar se një mbështetje e vogël financiare mund të zgjasë shumë kohë, kështu që ne po ofrojmë 100 milionë dollarë grante në para dhe kredi reklamimi për të ndihmuar gjatë kësaj kohe sfiduese”.

Siç kishte shkruar CNBC, programi mund të ndihmojë bizneset me qira dhe kosto operacionale, duke ruajtur forcën e punës dhe kontaktet me klientët. /Telegrafi/