LAJMI I FUNDIT:

Apartamenti në Miami Beach bëhet pasuria e patundshme më e shtrenjtë e shitur me kriptovaluta

Apartamenti në Miami Beach bëhet pasuria e patundshme më e shtrenjtë e shitur me kriptovaluta

Një apartament ekskluziv në lagjen Surfside të Miami Beach ka vendosur një rekord për transaksionin më të madh të njohur të pasurive të patundshme me kriptovaluta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mes të majit, Arte Surfside e Antonio Citterio njoftoi se do të pranonte kriptomonedhën si pagesë.


Dhe pak javë më vonë, ajo shiti të parën nga 16 njësitë e saj një blerësi pa emër për 22.5 milionë dollarë në kriptovaluta.

Apartamenti me 5,067 metra katrorë ndodhet në katin e nëntë të ndërtesës 12 katëshe dhe përfshin katër dhoma gjumi dhe katër banjo.

Karakteristika e tij e shquar është një tarracë 2,960 metra katrorë me pamje nga deti.

Arte nuk ka publikuar emrin e blerësit ose kriptovalutën e veçantë me të cilën blerësi ka paguar për marrëveshjen, por zhvilluesit e ndërtesës besojnë se ata janë në majën e një ndryshimi rrënjësor në tregun e pasurive të patundshme.

“Kriptovaluta është e ardhmja e pasurisë dhe ne besojmë se ky është vetëm fillimi”, ka thënë bashkë-zhvilluesi i Arte, Giovanni Fasciano në një deklaratë. “Arte ka vendosur precedentin se si mund të duken këto shitje dhe sa shpejt mund të ndodhin. Ne jemi krenarë që kemi hedhur bazat për këtë botë të re, në zhvillim e sipër”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori