Prokuroria e Posaçme kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në Shqipëri njoftoi të hënën më 9 tetor vendimin e gjykatës respektive për konfiskimin e pasurive të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Më 22 dhjetor 2022, SPAK përfundoi hetimet në ngarkim të Zenelajt për deklarim të rremë të pasurive dhe dërgoi çështjen për gjykim. Po ashtu, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u dërgua për gjykim edhe kërkesa për konfiskimin e pasurive të Zenelajt.
Konkretisht, është kërkuar dhe pranuar nga gjykata me vendim të datës 6 tetor, konfiskimi i një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, konkretisht dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.
Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel.
Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin ndërpreu procesin e vetingut dhe caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.
Në dhjetor të vitit 2021, SPAK kërkoi pushimin e një procedimi penal për “fshehje pasurie” ndaj pesë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe dy ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve. Prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca. Por shtatë muaj më vonë, Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK, duke urdhëruar kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, SPAK ka dërguar më parë për gjykim për fshehje pasurie e deklarim të rremë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; ish-gjyqtarët Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi si dhe ka sekuestruar pasuritë e Admir Thanzës, i cili u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019 për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi gjatë procesit të vetingut u gjet se kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në dy raste të ndara

Radev: Nuk ka kushte të reja përveç atyre për të cilat është rënë dakord tashmë, Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së

FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane – në pritje edhe sasi të tjera

Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

"Aferë tradhtie", vëllai i Liridonës përballet me Naim Murselin në gjykatë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë